Estadio Mane Garrincha, me 72,000 ulëse është stadiumi i dytë më i shtrenjtë në historinë e futbollit, pas Wembleyt.
Mirëpo, me gjithë dizajnin dhe madhësinë, askush nuk dëshiron që të luajë në të, shkruan koha.net.
Përveç disa miqësoreve, stadiumi nuk është përdorur që nga Kupa e Botës dhe me një kosto të mirëmbajtjes prej më se 180 mijë eurove në muaj, autoritetet lokale kanë vendosur të ndërmarrin masa.
Duke dashur që të nxjerrin para nga stadiumi, po e përdorin si stacion autobusësh, me mbi 400 makina që po qëndrojnë aty.
No comments:
Post a Comment