Tuesday, March 3, 2015

SA SHUME GJËRA MUND TË BËJMË ME SHKUMSAT ?

Jeni kuriozë ?

Sa i shikojme, na kujtojne vitet e shkolles, kur shkruanim ne derrasen e zeze. Ose kur vizatonim neper dyert e shtepise !!!

Por, do ngeleni te surprizuara me vecorite pastruese te tyre ne shtepi !
Nqs keni probleme me lageshtiren neper dollapet e rrobave etj, veproni keshtu: Ne nje cope tyli, ose gaze lidhni me fjongo te bukur disa shkumsa, pasi i keni thyer ne copa me te vogla. I varni brenda dollapit dhe ato thithin lageshtiren dhe eren e pakendshme te mykut, ose thjesht edhe ate qe mbajne zakonisht ambjentet e mbyllura.

Nqs brenda tylit do fusni dhe pak levande, atehere do keni nje arome me te kendshme.

Hiqni njollat e yndyrshme nga rrobat, me shkumes! Thermoni shkumsin mbi njollen e yndyres dhe lereni 10'. Me pas, e fshini pluhurin e shkumesit me nje cope te paster dhe lajeni rroben si zakonisht. Pastroni njollat e kepuceve suet, ose kamosh. Pudrosni njollen me pluhur shkumesi dhe lereni gjithe naten. Me nje furce largoni pluhurin, qe ka hequr pjesen me te madhe te njolles.
Largoni eren e pakendhshme nga koshi i rrobave te palara . Vini ne nje qeske ushqimesh disa shkumsa dhe vereni ne fund te koshit. Shkumsat do largojne jo vetem lageshtiren qe mund te kene rrobat, qe mund te jene ndonjehere te lagura, por edhe aromen e pakendshme te tyre. Pastroni bizhu ose sende prej argjendi. Vini disa shkumsa brenda bizhuteris, ose ne sirtarin e lugeve e piruneve. Shkumsat do thithin lageshtiren dhe nuk lejojne qe te ndryshken dhe te humbasin shkelqimin.


Hiqni shenjat ne mure! Gervishje dhe vrima te vogla, mund t'i zhdukni "sa hap e mbyll syte ", duke i ferkuar me shkumes. Rreshqet vida ne kacavide dhe nuk mundeni te vidhosni? Zhyteni majen e kacavides ne pak pluhur shkumsi dhe do ndihmoje qe vida mos te levize me.


Keni milingona ne shtepi, ose ne ballkon ? Beni vija ne mur me shkumes. Milingonat e urrejne dhe nuk do afrohen me. Ngjit, apo ngecë celesi ne vrimen e braves ? Ferkojeni majen e tij me shkumes dhe celesi do rrotullohet lehte ne brave. 
SA SHUME GJERA MUND TE BEJME ME SHKUMSAT ?

Burimi: Ide, Keshilla dhe Receta-FB

No comments:

Post a Comment