1. Për një jetë të lumtur dhe stabile
Nëse dëshironi ta drejtoni një jetë të lumtur dhe t’ju kënaqeni gjërave të mira që bota ka për t’ju ofruar, pashmangshëm duhet të arsimoheni. Një punë e shkëlqyer, një reputacion i mirë shoqëror, janë disa nga shumë përfitime që i keni duke qenë një person i arsimuar. Shkollimi është një “detyrim” për të premtuar dhe siguruar të ardhmen e një jete stabile.
2. Paraja
Një person i edukuar ka më shumë shanse për një punë të mirë dhe pagesë apo kompenzim financiar më të lartë. Secili dëshiron një jetë të mirë, por të jetosh mirë, nuk është një e arrirë e lehtë. Mund të konsiderohet si “rrënja e të gjitha të këqijave” por, të gjithë pajtohemi që paraja është tepër e rëndësishme për të mbijetuar në botën e sotme. Prandaj, sa më i arsimuar që jeni, aq më shumë opsione në karrier keni!
3. Barazia
Në qoftë se ne duam të shohim botën si një vend të drejtë, ku të gjithëve u janë dhënë mundësi të barabarta, arsimi është ajo që ne na duhet. Arsimi është një domosdoshmëri, nëse ne duam t’i largojmë dallimet ekzistuese midis klasave të ndryshme shoqërore dhe gjinive. Arsimi i ofron botës hapjen e mundësive për të varfërit në mënyrë që ata të kenë një punë të barabart dhe paguar mirë. Arsimimi gjithashtu luan një rol të madh në fuqizimin e grave.
4. Ju bën të pavarur (vareni vetëm nga vetja juaj)
Arsimi është shumë i rëndësishëm nëse dëshironi të jeni person i varur nga vetvetja. Ju ndihmon të bëheni financiarisht i pavarur dhe jo vetëm kaq. Arsimimi gjithashtu ju bën më të mençur në mënyrë që ju të mund t’i merrni drejtë vendimet tuaja.
5. Kthen ëndrrat tuaja në realitet
Cila është ëndrra juaj, qëllimet në jetën tuaj? A dëshironi të bëheni i pasur? A dëshironi të bëheni i popullarizuar? A dëshironi të bëheni një person shumë i suksesshëm që respektohet nga të tjerët? Prandaj, arsimimi është çelësi për të gjitha këto. Natyrisht ka përjashtime, sikurse sportistat ku në të vërtetë, sukseset e tyre jo gjithmonë i atribuohen shkollimit. Megjithatë në shumicën e rasteve, gradimi juaj është ajo që ju ndihmon për të realizuar të gjitha ëndrrat tuaja.
6. Bën botën një vend më të sigurt dhe më paqësorë
Arsimimi domosdoshmërisht ndikon në kuptimin e drejtë të dallimit ndërmjet të drejtës dhe gabuarës. Një person i arsimuar është i vetëdijshëm për pasojat e veprimeve të paligjshme/të gabuara dhe se ai ka më pak gjasa për të marrë ose ndikuar në diçka që është jo ligjërisht dhe moralisht e drejtë. Gjithashtu, një numër i njerëzve të paarsimuar të cilët jetojnë një jetë të varfër për shkak të mungesës së mundësive, shpesh i kthehen mënyrave të paligjshme, të tilla si vjedhje dhe grabitje për të zgjidhur problemet e tyre. Nëse jeni të arsimuar, ju jeni në dijeni për të drejtat tuaja, në harmoni me ligjin dhe përgjegjësitë tuaja ndaj shoqërisë. Prandaj, arsimi është një faktorë tepër i rëndësishëm që kontribuon në harmoninë sociale dhe derivon paqe.
7. Ju bën të sigurt
Nga shumica, shkalla juaj e arsimimit konsiderohet si një dëshmi e njohurive tuaja. Nëse jeni të arsimuar ju keni më shumë shanse për t'u dëgjuar dhe marrë seriozisht. Në përgjithësi, një njeri i paarsimuar do të ketë më vështirë për të gjetur aftësitë për t’i shprehur pikëpamjet dhe opinionet e tij/saj, si pasojë e mungesës së besimit të tij/saj. Edhe nëse ai/ajo e ka atë besim, njerëzit nuk do t’a marrin seriozisht. Arsimimi ju jep besimin e plotë, për të shprehur pikëpajmet dhe opinionet tuaja.
8. Shoqëria
Ne të gjithë jetojmë në një shoqëri e cila ka të vendosura rregulla të shprehura dhe pashprehura dhe një prej tyre është arsimimi. Shoqëria pret nga ju që, të shkoni në shkollë i ndjekur nga një kolegj, të gjeni një punë dhe zini një vend në shoqëri. Në fakt arsimimi ju ndihmon të bëheni anëtar i dobishëm i shoqërisë. Një anëtar i arsimuar me siguri ka një shans më të madh për të kontribuar për komunitetin e tij. Arsimimi ju ndihmon të bëheni një anëtar aktiv i shoqërisë dhe të merrni pjesë në ndryshimet e vazhdueshme dhe zhvillimet e shoqërore.
9. Për rritjen ekonomike të kombit
Australia,SHBA dhe Japonia janë disa vende me ritme shumë të larta shkollimit. Këto vende janë jashtëzakonisht të begatë dhe qytetarët kanë një nivel të lartë të të ardhurave për frymë. Nga ana tjetër, në vendet e pazhvilluara dhe vendet në zhvillim, ku shkalla e arsimimit nuk është aq e lartë, një numër i njerëzve ende jetojnë nën nivelin e varfërisë. Arsimimi/shkollimi është jetik për prosperitetin ekonomik të një kombi!
10. Ju kursen nga të qenit mashtrues dhe i mashtruar
Arsimimi ju kursen nga të qenit i shfrytëzuar dhe mashtruar. Ne jetojmë në një vend ku i gëzojmë një numër të të drejtave dhe lirive. Është më e lehtë për të përfituar prej njerëzve të pafajshëm dhe analfabetë. Ata mund të zihen nën grackën e nënshkrimeve false të dokumentacioneve ose të privohen nga ndonjë e drejtë që ata e kanë, sepse ndryshe nga një person i arsimuar, ata (lexo:paarsimuarit) nuk janë të vetëdijshëm për të drejtat dhe liritë e tyre.
Dhe krejtë në fund, do të doja t’i ndaja me ju edhe dy aforizma të bukur që lidhen me temën e trajtuar sot.
Arsimimi është arma më e fortë, të cilën mund t'a përdorim për ta ndryshuar botën…
(Nelson Mandela).
Një investim në dije, gjithmonë paguan interesin më të mirë…
(Ben Franklin).
Sekretet e Suksesit...
No comments:
Post a Comment