Përcaktimi i suksesit mundet me qenë i vështirë, dhe si termë i paqartë. Në mënyrë që ta definoni suksesin, hidhni një sy qëllimeve personale, interesave dhe pasionit. Pastaj, formuloni një definicion të suksesit që është kuptimplotë për ju.
Pranoje, që ka shumë mënyra për ta definuar suksesin në karrierë. Karriera e sukësesshme nuk ka nevojë të ketë definicione të palëkundura-ngurta. Përderisa shumica insistojnë që suksesi në karrierë bazohet në kualitete të matshme, e tillë si paga dhe pozita, janë shumë mënyra që definfojnë suksesin në karrierë bazuar në qëllime. Pjesë e asaj që e bën të vështirë për të përcaktuar saktë suksesin e karrierës është se ka kaq shumë faktorë të përfshirë në lojë. Relacionet tuaja me bashkëpunëtorë, reputacioni në fushën tuaj, paga juaj, përfitimet tuaja dhe më tepër, janë të gjitha që luajnë rol nëse ju mund të konsideroni vetën të suksesshëm. Shumë njerëz ndihen të tronditur nga shumë faktorë që ndikojnë në ndjenjën e tyre të suksesit.
Për të shmangur ndjenjën e stresit rreth kuptimit tradicional të suksesit, përpiquni për të parë suksesin e karrierës tuaj në një mënyrë personale. A i përmbushni dëshirat dhe pritjet, nga puna juaj? A jeni i lumtur kur shkoni herët në mëngjes në punë? Një pjesë e madhe e suksesit është përtej kontrollit tuaj, fatkeqësisht.
Ju duhet të pranoni se, ekzistojnë përkufizime të ndryshme të suksesit dhe të asaj që në fund të fundit rëndësi ka, është ndjenja juaj me vlerë dhe përmbushja e saj.
Përcaktoni pasionin tuaj. Nëse jeni duke kërkuar për ta definuar suksesin, së pari përcaktojini prioritetet tuaja dhe pasionet. Nëse karriera ju ndihmon për t’i përmbushur pasionet tuaja atëherë, ky është faktorë përcaktues nëse ju ndjeheni apo jo i suksesshëm.
Mendoni kur ju ishit të rinjë. Çfarë dëshironi të ishit si fëmijë, kur ju të rriteni? Çfarë ishin qëllimet tuaja të shkollimit? A jeni duke përdorur diplomën tuaj? Pse dhe pse jo? Shpeshëherë njerëzit bien në rrugën e karrierës dhe humbasin gjurmët e pasioneve të tyre të vërteta dhe interesat. Në anën tjetër, njerëzit që ndihen të stresuar gjatë karrierës, ndihen të suksesshëm kur ata realizojnë punët e tyre që reflektojnë pasionet e tyre.
Mos ki frikë ndryshimin. Ndonjëherë, përcaktimi i pasionit të dikujt ndihmon në përcaktimin e suksesit personal. Duke pranuar se çfarë jeni duke bërë në këtë moment, është jashtë standardeve tuaja, suksesi është i frikshëm. Mund të jetë gjithashtu një mundësi për tu rritur. Nëse ju gjthmonë dëshironit të jeni mësues, për shembull, dhe punoni në marketing, konsideroni kthimin në shkollë për diplomim në mësimëdhënie.
Shqyrtoni faktorët që janë të rëndësishëm për ju. Çfarë në të vërtet është e rëndësishme për ju? A do vdisni për prestigj dhe nderë? A jeni ngjitur shkallëve të korporatës, duke bërë lidhjet dhe duke bërë marrëveshje që tingllojnë si një karrier ideale? Ose a jeni më tepër i orientuar idealisht? Apo nëse ideja e të bërit të ndryshimit ose ndihmesa e të tjerëve më insprion? Nuk ka asnjë mënyrë të gabuar të vdesësh për të qenë i suksesshëm, por duke pranuar çfarë faktorë vërtetë kanë rëndësi për ju si individ mund të ju ndihmoj në përcaktimin e suksesit.
Definoje suksesin në karrierë në termat tuaj. Është jetike t’ju shmangeni përcaktimit të suksesit nga jashtë. Hulumtimet tregojnë se njerëzit më të lumtur më të plotësuar në gjithë karrierën janë ata që përcaktojnë suksesin e bazuar në qëllimet personale, pasionet dhe dëshirat. Mundohuni ta shkruani përkufizimin tuaj të suksesit dhe lëreni në një vend ku ju mund të shihni atë çdo ditë. Duke i’a rikujtuar qëllimet vetës, ju ndihmon në rrugën tuaj të suksesit. Përkufizimi juaj i suksesit duhet të jetë disi i paqartë. Sa më shumë që suksesi është përtej kontrollit personal, mbajeni përcaktimin gjithëpërfshirës. Diçka si, "Unë dua të ndjehem i plotësuar në punën time çdo ditë dhe të bëjë një punë që është intelektualisht stimuluese për mua”.
Shiko jetën si një udhëtim i vazhdueshëm dhe jo si një varg të qëllimeve. Shumë njerëz e shohin suksesin si një varg qëllimesh. Merrni diplomën, mandej punësoheni, më pas një promovim, dhe kështu me rradhë. Shpeshëherë, njerëzit gjejnë suksesin e matshëm disi të uritur dhe zhgënjyes. Pasi të keni arritur një qëllim, ju mund të ndjeheni të zhgënjyer se ju nuk jeni aq të lumtur apo plotësuar sic keni menduar. Në vend të kësaj, shikoni jetën tuaj si një udhëtim i vazhdueshëm, ku ju përpiqeni çdo ditë të bëni pak më mirë. Kjo do të ju mbajë të stimuluar dhe afatgjatë emocionalisht dhe intelektualisht aktiv.
Pregaditur nga: sekretet e suksesit
No comments:
Post a Comment