E verdha e vezës është një ushqim i domosdoshëm për vogëlushët tanë në 6-mujorin e dytë të jetës së tyre.
Kjo për disa arsye:
Përmban acide yndyrore të cilat trupi i njeriut nuk i prodhon vetë dhe që janë të domosdoshme për foshnjat për të formuar çdo qelizë të trupit.
Përmbajnë kolinë, një vitaminë që ndikon në zhvillimin e trurit dhe në kujtesë.
Vitamina A-D-E-K! Vitamina D ndodhet në pak ushqime dhe është e domosdoshme për zhvillimin e kockave dhe të dhëmbëve.
Pas 6-mujorit të parë foshnja juaj ka nevoje për hekur (Fe). E verdha e vezës është një burim shumë i mirë.
Kur fillohet
Të verdhën e vezës mund ta filloni pas muajit të gjashtë. Për t ëbardhën e vezës duhet të prisni edhe 6 muaj të tjerë dhe pastaj ta jepni vezën e plotë (kur të mbushë vitin). Kjo është për të evituar alergji të mundshme
Si fillohet

Fillohet me një lugë çaji, më pas 2 derisa të jepni një të verdhë të plotë. Kur të jepni të plotë, është mirë që ta jepni një herë në dy ditë.
Si jepet
Gjyshet tona na e jepnin të verdhën thjesht duke e zier atë surbull. Sot mjeku juaj pediatër do t’ju rekomandojë ta zieni mirë. A e kishte gabim gjyshja? Në fakt jo! Personalisht sime bije ia jap vezën surbull, por kam fatin që kam pula të kotecit tim, ku kushtet e higjienës, gjendja shëndetësore e pulave, ushqimi, ajrosja e tyre është në dijeninë time. Por kjo nuk ndodh kur i blejmë vezët në dyqan apo i marrim “të fshatit”. Ndaj është mirë të kujdesemi.
1 në 20.000 vezë është e kontaminuar me sarmonelë, që do të rrezikonte shëndetin e bebit tuaj.
Nëse e zini fort vezën, nuk është e lehtë për t’ia dhënë bebushit tuaj. Ndaj përdorni: 1 të verdhë veze të zier, 1 lugë gjelle vaj ulliri, pak lëng limoni. Përziejini duke e bërë masën kremoze, në mënyrë që lëngu i limonit të ndihmojë përthithjen e hekurit që bebi juaj e ka të nevojshme.
Kujdes! Deri në moshën 1 vjeç, nëse bëni kek ose supa me vezë, mos harroni të jenë vetëm me të verdhën e vezës, dhe jo bashkë me të bardhën e saj.
Burimi:shendeti.com.al

No comments:
Post a Comment