Thursday, March 5, 2015

Çaji Parandalon Goditjen në TRU...

Personat të cilët janë konsumues të rregullt të çajit, janë më pak të rrezikuar për të përjetuar goditje në tru.

Shkencëtarët amerikanë nga Universiteti i Kalifornisë në Los Angeles kanë studiuar të dhënat e grumbulluara nga dhjetë studime të mëparshme për goditjen në tru si pasojë e pranisë së trombit në enë të gjakut, i cili duke mbyllur enën pamundëson qarkullimin gjakut.

Rezultatet kanë treguar se personat të cilët pinë së paku tre filxhanë çaj në ditë, janë për 21% më pak të rrezikuar për të pasur goditje iskemike në tru. Ndërsa është treguar se ndikim pozitiv kanë edhe çaji i gjelbër edhe çaji i zi.



Burimi:www.politiko.net

No comments:

Post a Comment