Suksesi është proces, nuk është ndodhi! Suksesi ka dy rrugë, punën dhe ambicien, pa njëra tjetrën nuk ka lëvizje por vetëm stagnim. Suksesi më i mirë, është suksesi në kohë, prandaj fillo tani! Blog me tendence inspirimi dhe motivacioni për SUKSES në: Familje, Shoqëri, Karrierë dhe Biznes!
Thursday, March 5, 2015
3 hapa për një zemër të shëndetshme
1.Sforcoje veten. Për sa kohë që s’keni probleme me zemrën, ju duhet ta sforconi atë deri në limit. Disa herë në javë vraponi me shpejtësi maksimale derisa zemra të rrahë shpejt. Me kalimin e kohës, zemra do të ngadalësohet dhe pompimi i saj do të jetë më efektiv.
2.Merrni rreze dielli. Ose të paktën vitaminën D. Rreziku i hipertensionit rritet nëse ju keni mungesë vitamine D dhe hipertensioni e sforcon pompimin e zemrës. Në verë është e lehtë të marrësh vitaminën D nga dielli. Gjatë dimrit sidomos në vendet nordike duhet një vitaminë shtesë.
3.Merrni yndyrnat omega-3. Ka tre arsye për të marrë këto shtesë çdo mëngjes. Ato pastrojnë arteriet që furnizojnë zemrën me oksigjenin e duhur. Ato ulin tensionin e gjakut dhe në këtë mënyrë ndihmojnë zemrën të pompojë më lehtë. Ato gjithashtu mund të parandalojnë aritmitë që janë çrregullime të sistemit elektrik të zemrës.
Burimi:shendeti.com.al
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment